TourTrack

Një bërthamë e përbashkët aplikacioni me module të pavarura për ture, rezervime, agjenci partnere, menaxhim flote dhe financa.

TourTrack

Të dhënat e projektit

Klienti
Produkt i brendshëm i studios
Sektori
Turizëm dhe transport · operatorë, agjenci, kompani me flotë
Teknologjia
Laravel · Livewire · MySQL · arkitekturë modulare me paketa
Periudha
2026
Shërbimi
Zhvillim Software

Konteksti

Puna jonë me operatorët turistikë dhe kompanitë e transportit evidentonte vazhdimisht të njëjtat kërkesa kyçe: menaxhim rezervimesh, bashkëpunim me agjenci partnere, ndjekje pagesash dhe administrim të flotës.

Në korrik të vitit 2024 nisëm strukturimin e kësaj përvoje në platformën TourTrack, duke krijuar një zgjidhje modulare ku çdo biznes mund të aktivizojë vetëm pjesët që i nevojiten për punën e përditshme.

Çfarë ndërtuam

TourTrack është një platformë e ndërtuar me Laravel, e përbërë nga module të pavarura për menaxhimin e tureve, rezervimeve, agjencive partnere, flotës së mjeteve, financave dhe komunikimit. Sistemi përfshin nivele aksesi për stafin, regjistër veprimesh (audit log), kopje sigurie automatike dhe eksportim të dokumenteve zyrtare.

Modulet mund të aktivizohen lirisht sipas nevojës. Çdo klient merr një instalim të dedikuar me modulet e përshtatura për specifikat e aktivitetit të tij – qoftë për organizim turesh, transport udhëtarësh apo të dyja së bashku.

Rezultati

TourTrack i shndërron nevojat e zakonshme operative në module të testuara dhe të konfigurueshme për çdo biznes. Kjo është një nga zgjidhjet që ofrojmë në shërbimin tonë të zhvillimit të software-it.

Për projekte me specifika unike ndërtojmë zgjidhje tërësisht të personalizuara nga e para. Për çdo klient përcaktojmë arkitekturën më të përshtatshme dhe zbatojmë përvojën e thelluar që kemi me proceset reale të biznesit.

Teknologjia

Laravel · Livewire · MySQL · module të strukturuara si paketa Composer me service provider të dedikuar · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike · gjenerim PDF · kode QR · eksport në Excel · përditësime në kohë reale · integrim me WhatsApp · dy monedha · shqip dhe anglisht · pamje e errët (dark mode).

Pamjet e platformës vijnë nga një instalim lokal me të dhëna demo të gjeneruara. Nuk përmban të dhëna reale klientësh.

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.