Studio e kodimi në Tiranë.

Shkruajmë vetë çdo rresht kodi, publikojmë çmimet hapur dhe kujdesemi për projektin edhe pasi del online.

Sajmiri dhe një bashkëpunëtore duke biseduar pranë tavolinës së studios.

Ndërtojmë faqe interneti në WordPress dhe sisteme me Laravel, shpesh të kombinuara për të njëjtin biznes. Gjatë gjithë kohës punoni drejtpërdrejt me personat që i projektojnë dhe i zhvillojnë ato.

Shikoni punët tona

Ndërtojmë të dy anët e sistemit.

Atë që sheh klienti dhe atë që përdor ekipi juaj. Kur të dyja ndërtohen nga e njëjta studio, çmimet, oraret e lira dhe rezervimet nuk hidhen dy herë me dorë.

Çfarë sheh klienti.

Faqe interneti në WordPress, dyqane online dhe platforma shumëgjuhëshe që prezantojnë shërbimet tuaja dhe tërheqin kërkesa nga klientët.

Zhvillim Web

Çfarë përdor ekipi juaj.

Sisteme rezervimesh, CRM, administrim flote automjetesh, faturim dhe menaxhim i proceseve të brendshme, të përshtatura me mënyrën si operon kompania juaj.

Zhvillim Software
Sajmiri dhe një bashkëpunëtore duke parë së bashku një faqe interneti në studio.

Si punojmë.

Nuk përdorim tema të gatshme të blera.

Çdo komponent shkruhet posaçërisht për faqen tuaj. Përmbajtja mbetet lehtësisht e modifikueshme nga ju, ndërsa kodi dhe struktura ruhen të pastra e të sigurta.

Nuk nisemi nga e para për çdo software.

Funksionet thelbësore si hyrja e përdoruesve, nivelet e lejeve, regjistri i veprimeve dhe eksportet janë një bazë e provuar. Ne e përshtatim këtë arkitekturë për biznesin tuaj dhe ndërtojmë modulet specifike që ju nevojiten.

Çmimet janë transparente në faqe.

Mund të vlerësoni kostot sipas buxhetit tuaj para se të na kontaktoni.

Shikoni çmimet

Flisni direkt me personin që ndërton projektin.

Nuk keni ndërmjetës apo menaxherë llogarish që përcjellin mesazhe. Personi që shkruan kodin është ai me të cilin komunikoni drejtpërdrejt.

Çfarë nuk bëjmë.

  • Reklama me pagesëNëse ju duhen klientë të menjëhershëm këtë muaj, ju themi hapur se reklamat e paguara sjellin rezultat më të shpejtë se SEO, por ne nuk ofrojmë menaxhim fushatash me pagesë.
  • Premtime të rreme për renditjen në GoogleAskush nuk mund të garantojë vendin e parë në Google. Ne garantojmë punën teknike dhe përmbajtjen që verifikohet me raporte të qarta çdo muaj.
  • Software kur mjafton një mjet ekzistuesNjë program me porosi që nuk përdoret nga stafi është shpenzim i kotë. Nëse nevojat tuaja mbulohen nga një mjet i gatshëm, jua themi që në fillim.
  • Projekte ku nuk jemi zgjidhja e duhurNëse e shohim që kërkesat tuaja nuk përputhen me specializimin tonë, jua sqarojmë që në bisedën e parë.

Hapat e realizimit të një projekti.

Sqarojmë punën, përmbajtjen dhe dizajnin para se të nisim programimin. Më pas e testojmë gjithçka së bashku dhe ju mësojmë si ta përdorni vetë.

  1. Biseda fillestare30 minuta diskutim mbi biznesin, klientët dhe objektivat e projektit.
  2. Oferta me shkrimSqarohen puna që do të bëhet, çmimi fiks, afati dhe çfarë nuk përfshihet.
  3. PërmbajtjaPërcaktojmë strukturën dhe mesazhet kryesore para se të nisë dizajni.
  4. Ndërtimi me kodPunojmë në një adresë prove ku mund të ndiqni ecurinë në çdo kohë.
  5. Testimi dhe dorëzimiVerifikim i plotë, publikimi online dhe trajnim praktik për përdorimin.
  6. MirëmbajtjaKujdes i vazhdueshëm teknik vetëm nëse dëshironi; zgjedhje, jo kusht.

Kur na kontaktoni, ju përgjigjet direkt personi që bën punën.

Klientët tanë i përdorin çdo ditë faqet dhe sistemet që kemi ndërtuar, dhe shumë prej tyre rikthehen për projekte të reja. Shembuj konkretë mund t’i shihni te faqja e projekteve tona.

Studioja jonë ndodhet në Tiranë. Bashkëpunojmë në shqip dhe anglisht me biznese në Shqipëri, rajon dhe jashtë vendit.

Orari
E hënë – e shtunë, 08:00–19:00
Vendndodhja
Tiranë, Shqipëri

Çfarë projekti po planifikoni?

Na tregoni çfarë i duhet biznesit tuaj. Që në përgjigjen e parë bisedoni drejtpërdrejt me specialistin që do ta ndërtojë projektin.