Tour Tirana

Faqe në pesë gjuhë e integruar me sistemin CRM përmes një plugin-i të personalizuar, me të dhëna të sinkronizuara në kohë reale për vendet e lira.

Tour Tirana

Të dhënat e projektit

Klienti
Tour Tirana - operator turesh në këmbë, Tiranë
Sektori
Turizëm · ture me guidë në pesë gjuhë
Teknologjia
WordPress · Elementor · Laravel · Livewire · Tailwind CSS · MySQL
Periudha
2026

Konteksti

Tour Tirana organizon dhe shet ture në këmbë në pesë gjuhë. Operatorit i nevojitej një faqe publike interneti e sinkronizuar drejtpërdrejt me sistemin e zyrës, në mënyrë që oraret dhe vendet e lira të mos menaxhoheshin dy herë manualisht, ne website dhe në CRM.

Gjithashtu, guidave në terren u duhej një mënyrë e thjeshtë për të parë nga telefoni listën e turistëve të regjistruar dhe për të shënuar mbërritjet në pikën e takimit.

Çfarë ndërtuam

Ndërtuam faqen në WordPress, sistemin e brendshëm CRM dhe lidhjen e drejtpërdrejtë (API) mes tyre. Të gjitha përshkrimet e tureve, oraret dhe formularët e rezervimit përdorin të njëjtën bazë të dhënash për të pesë gjuhët: anglisht, spanjisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Sistemi CRM menaxhon turet, oraret e nisjes, rezervimet dhe pagesat. Guidat kanë një panel të përshtatur për celular për regjistrimin e mbërritjeve, pranimin e klientëve të çastit (walk-ins) dhe menaxhimin e bakshisheve gjatë turit.

Rezultati

Sistemi CRM u ndërtua brenda dy muajsh duke ripërdorur module të testuara nga projektet tona të mëparshme. Sot stafi përditëson oraret dhe vendet e lira në një vend të vetëm, ndërsa guidat shohin listën e përditësuar të pjesëmarrësve pa pasur nevojë të telefonojnë zyrën.

Teknologjia

Faqja: WordPress · Elementor · child theme e personalizuar · dy plugin-e të ndërtuara nga ne posaçërisht, njëri për elementet vizuale dhe tjetri i lidhur me API-n e CRM-së · pesë gjuhë.
CRM-ja: Laravel · Livewire · Tailwind CSS · MySQL · përditësime në kohë reale · PDF dhe kode QR · eksport në Excel.

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.