TopTours TMS

Sistem menaxhimi udhëtimesh për ture, rezervime, automjete dhe shoferë, me gjenerim të menjëhershëm të listave të udhëtarëve për doganën, guidat dhe hotelet.

TopTours TMS

Të dhënat e projektit

Klienti
Top Tours - agjenci udhëtimesh, Shqipëri
Sektori
Turizëm · ture në grup, paketa individuale dhe transport
Teknologjia
Laravel · Livewire · MySQL · mbështetje për dy monedha
Periudha
2025
Shërbimi
Zhvillim Software

Konteksti

TopTours i menaxhonte turet dhe rezervimet përmes tabelave Excel dhe shënimeve në letër. Ekipi kishte nevojë për një sistem të centralizuar që të bashkonte rezervimet, llogaritjen e komisioneve për agjentët dhe kontrollin e dokumenteve të mjeteve.

Një tjetër sfidë ishte gjenerimi automatik i listave të pasagjerëve për pikat kufitare (doganën), guidat turistike dhe hotelet, pa humbur kohë duke krijuar formate të ndryshme me dorë për secilin.

Çfarë ndërtuam

Ndërtuam një sistem të plotë menaxhimi udhëtimesh (TMS) për administrimin e tureve, rezervimeve, flotës së automjeteve dhe shoferëve. Çdo shpenzim dhe komision agjencie lidhet automatikisht me nisjen përkatëse.

Sistemi gjeneron menjëherë listat e udhëtarëve në formatet e kërkuara, sinjalizon rezervimet e dyfishta për të njëjtin klient dhe ndihmon në bashkimin e kontakteve të përsëritura. Raportet financiare integrojnë automatikisht të ardhurat me shpenzimet për analiza të qarta mujore, tremujore dhe vjetore.

Rezultati

Bashkëpunimi dhe pasurimi i sistemit vijon. Pasqyrat financiare, kontrollet automatike për rezervimet e dyfishta dhe procedurat e kopjeve të sigurisë u zhvilluan dhe u testuan hap pas hapi, sipas nevojave reale të punës së përditshme.

Teknologjia

Laravel · Livewire · MySQL · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike me verifikim të rregullt · gjenerim PDF · eksport në Excel · kalendar ndërveprues · dy monedha (euro dhe lekë) · shqip dhe anglisht.

Keni një projekt të ngjashëm?

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.