Flotex Mobility
Faqe publike dhe sistem i brendshëm FMS: katalogu i automjeteve nga njëra anë, menaxhimi i flotës, linjat e punonjësve dhe faturimi mujor nga tjetra.
Të dhënat e projektit
- Klienti
- Flotex Mobility - transport udhëtarësh, Tiranë
- Sektori
- Transport · ture, transport grupesh dhe transport punonjësish
- Teknologjia
- WordPress · Elementor · Laravel · Livewire · Flux UI · Tailwind CSS · MySQL · PWA
- Periudha
- 2025
- Shërbimi
- Zhvillim Web · Zhvillim Software
- Faqja live
- flotexmobility.al
Konteksti
Flotex Mobility ofron transport udhëtarësh për ture turistike, ekskursione shkollore, ekipe sportive dhe udhëtime biznesi në Shqipëri e në rajon.
Kompanisë i nevojitej një faqe e qartë interneti për marrjen e kërkesave të reja të transportit, si dhe një sistem i brendshëm pune për menaxhimin e udhëtimeve me porosi dhe linjave ditore të punonjësve. Gjithashtu, flota kërkonte kontroll të rregullt të dokumenteve, siguracioneve, kontrolleve teknike dhe historikut të mirëmbajtjes.
Çfarë ndërtuam
Ndërtuam faqen me WordPress dhe Elementor për prezantimin e flotës dhe shërbimeve të transportit, me butona të shpejtë për kontakt në WhatsApp dhe formularë të dedikuar për kërkesa oferte.
Sistemi i brendshëm i menaxhimit të flotës (FMS) u ndërtua me Laravel, Livewire dhe Flux UI. Ai përgatit faturat e transportit me porosi direkt nga rezervimet, si dhe faturat përmbledhëse mujore nga regjistrimi ditor i rrugëve të punonjësve. Stafi kontrollon dokumentet e mjeteve, riparimet e kryera dhe afatet e skadencës lehtësisht nga kompjuteri ose nga aplikacioni web (PWA) në celular.
Rezultati
Projekti u zhvillua dhe u pasurua gjatë një bashkëpunimi 11-mujor. Klientët kanë një mënyrë të drejtpërdrejtë për të dërguar kërkesa, ndërsa stafi e organizon të gjithë punën e flotës në një sistem të vetëm. Të dhënat ditore të udhëtimeve përpunohen automatikisht për faturimin mujor, ndërsa njoftimet paraprake për skadencat e dokumenteve ndihmojnë në planifikimin e kontrolleve dhe rinovimeve.
Teknologjia
WordPress · Elementor · temë responsive e personalizuar · Laravel · Livewire · Flux UI · Tailwind CSS · MySQL · PWA për përdorim në celular · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike · gjenerim faturash në PDF · eksport në Excel · shqip dhe anglisht.
Faqja, faqe pas faqeje.
Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.
Keni një projekt të ngjashëm?
Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.