---
title: "Ndërtim faqesh interneti me WordPress & WooCommerce"
description: "Faqe web biznesi dhe dyqane online që hapen shpejt në celular, renditen në Google dhe sjellin kërkesa reale. Me dizajne të personalizuara dhe pronësi të…"
url: "https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Zhvillim Web

  

Faqja e internetit është vitrina e biznesit tuaj online.

  

Dizajnojmë dhe ndërtojmë faqe në WordPress që prezantojnë qartë shërbimet tuaja, ua bëjnë të lehtë klientëve t’ju kontaktojnë dhe ju lënë kontroll të plotë mbi përmbajtjen.

  [Na shkruani për faqen tuaj](https://sajdoko.al/kontakt/) [Shikoni punët tona](#service-visual-title)       

## Çfarë duhet të bëjë faqja juaj?

 

Nisemi nga ajo që kërkojnë klientët tuaj, dhe më pas përcaktojmë bashkë faqet dhe funksionet që ju duhen.

    

### Faqe prezantuese biznesi

 

Prezantoni shërbimet tuaja, tregoni qartë pse klientët duhet t’ju zgjedhin dhe jepuni një mënyrë të thjeshtë për të kërkuar informacion ose ofertë.

   

### Dyqane online

 

Dyqane në WooCommerce me produkte, variante, mënyra pagese dhe kosto transporti të përshtatura sipas mënyrës si funksionon shitja juaj.

   

### Funksione të personalizuara

 

Sisteme rezervimi, tema dhe shtesa (plugin-e) të shkruara posaçërisht për ju, ose lidhje e faqes me sistemin tuaj CRM.

   

### Faqe në disa gjuhë

 

Përmbajtja, menuja dhe mënyrat e kontaktit të përshtatura qartë në çdo gjuhë që përdorin klientët tuaj.

      

## Faqe reale në përdorim

 

Shikoni si ndërthuren dizajni i pastër, përmbajtja e qartë dhe funksionet e personalizuara te Tour Tirana dhe Secremedy.

    [**Tour Tirana**](https://sajdoko.al/projektet/tour-tirana/) **Tour Tirana**Faqe turistike në disa gjuhë, e lidhur me sistemin e rezervimeve dhe operacioneve të përditshme.   [**Secremedy**](https://sajdoko.al/projektet/secremedy/) **Secremedy**Temë WordPress e shkruar nga e para, e ndërtuar besnikërisht sipas dizajnit të miratuar.      

## Çfarë kontrollojmë para publikimit

 

Dizajni i përfunduar është vetëm një pjesë e punës. Këto kontrolle janë pjesë e çdo faqeje që dorëzojmë.

    

### Shpejtësia e hapjes

 

Matim kohën e ngarkimit, qëndrueshmërinë vizuale dhe reagimin e faqes ndaj klikimeve. Optimizojmë fotot e rënda dhe çdo kërkesë që ngadalëson shfletimin.

 

Pesha e faqes, fotot dhe parametrat Core Web Vitals

   

### Përdorim i lehtë në celular

 

Kontrollojmë që përmbajtja të përshtatet bukur, menuja të jetë e qartë dhe formularët të plotësohen pa mundim si në telefon, ashtu edhe me tastierë.

 

Struktura vizuale, navigimi dhe fushat e formularëve

   

### E përgatitur për motorët e kërkimit

 

Organizojmë logjikisht titujt dhe përmbajtjen, kontrollojmë indeksimin në Google dhe shtojmë të dhëna të strukturuara për biznesin tuaj.

 

Struktura e faqeve, indeksimi dhe të dhënat e biznesit

   

### Rrugë e qartë për kontakt

 

Vizitorët gjejnë menjëherë shërbimin që kërkojnë dhe kanë mënyra të drejtpërdrejta për t’ju kontaktuar. Testojmë telefonatat, formularët dhe kërkesat për ofertë.

 

Butonat e kontaktit, formularët dhe konfirmimet

        

## E thjeshtë për t’u përditësuar.

  

Ndërtojmë blloqe dhe seksione në WordPress posaçërisht për përmbajtjen tuaj. Ju mund të ndryshoni tekstet dhe fotot vetë, drejtpërdrejt në faqe, pa rrezikuar të prishet dizajni.

  

### Ju menaxhoni përmbajtjen

Mund të shtoni ose ndryshoni tekste, foto, çmime apo njoftime të përditshme me lehtësi, sa herë që ju duhet.

 

### Ne kujdesemi për strukturën

Kur ju duhen faqe të reja, seksione shtesë apo lidhje me sisteme të tjera, i planifikojmë dhe i ndërtojmë bashkë sipas nevojës.

     

## Keni tashmë një faqe interneti?

  

Rifreskojmë dhe ridizenjojmë edhe faqet ekzistuese. Shohim çfarë funksionon, përcaktojmë ndryshimet dhe i përgatisim në një adresë prove para publikimit.

 [Shikoni ridizenjimin e faqeve](https://sajdoko.al/ridizenjim-faqe-interneti/) 

Për bizneset lokale, shikoni edhe [krijimin e faqeve të internetit në Tiranë](https://sajdoko.al/krijim-faqe-interneti-tirane/).

     

## Planifikoni buxhetin e faqes

 

Çmimi përcaktohet nga numri i faqeve, lloji i dizajnit dhe funksionet që ju duhen. Krahasoni paketat dhe llogaritni një vlerësim paraprak para se të diskutojmë ofertën konkrete.

 

Preferoni një çmim të vetëm fiks? [Paketa për faqe WordPress](https://sajdoko.al/oferte-speciale-faqe-interneti/) përfshin domain-in, hostingun, dizajnin dhe konfigurimin për €300.

   

Faqe interneti nga**€250**

 [Shikoni çmimet dhe llogaritni koston](https://sajdoko.al/sa-kushton/)     

## Suport pas publikimit

 

WordPress dhe shtesat e tij (plugin-et) kërkojnë përditësime të rregullta dhe kontrolle funksionimi. Mirëmbajtjen teknike dhe hosting-un i ofrojmë si shërbime më vete, me çmime të qarta e të ndara në ofertë.

   [**Mirëmbajtje & Siguri**Përditësime, kopje sigurie dhe monitorim](https://sajdoko.al/sherbime/mirembajtje-siguri/) [**Domain & Hosting**Domain-i, serveri dhe llogaritë e email-it në një vend](https://sajdoko.al/sherbime/domain-dhe-hosting/)    

## Pyetje të shpeshta

    A mund ta ndryshoj vetë përmbajtjen? Po. Mund të ndryshoni lirisht tekstet dhe fotot vetë, drejtpërdrejt në ekran. Ndryshimet në strukturë dhe në kod i bëjmë ne sa herë ju nevojiten.   Kush e zotëron faqen? 100% ju. Domain-i, llogaria e hosting-ut, kodi dhe të gjitha të drejtat e plota të aksesit janë në emrin tuaj.   A më duhet dizajn unik? Shpeshherë jo. Për shumë biznese, një dizajn i përshtatur nga një strukturë e provuar i mbulon më së miri nevojat. Nëse shohim se një dizajn tërësisht i personalizuar e justifikon investimin shtesë, jua shpjegojmë qartë që në fillim.   Sa kohë zgjat ndërtimi i faqes? Një faqe standarde biznesi: 2–4 javë nga miratimi deri në publikim. Një dyqan online: 3–6 javë, në varësi të numrit të produkteve dhe konfigurimit të pagesave. Afatin e saktë e përcaktojmë në ofertë me shkrim. Përvoja na tregon se ajo që merr më shumë kohë rrallëherë është programimi; më shpesh është përgatitja e teksteve dhe e fotove nga ana juaj.      

## Përpara se të vendosni

 

- [Çfarë duhet të përfshijë një paketë për faqe WordPress](https://sajdoko.al/paketa-faqe-wordpress/)
- [WordPress apo program i personalizuar për biznesin tuaj](https://sajdoko.al/wordpress-apo-software-i-personalizuar/)
- [Përgatitja e faqes për motorët e kërkimit me AI](https://sajdoko.al/pergatitja-e-faqes-per-kerkim-ai/)

   

## Çfarë bëjmë përveç kësaj

  [**Zhvillim Software** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/) [**SEO** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/seo/) [**Mirëmbajtje & Siguri** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/mirembajtje-siguri/) [**Domain & Hosting** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/domain-dhe-hosting/)     

## Na tregoni për projektin tuaj

 

Na shkruani dhe përgjigjemi me karakteristikat, çmimin dhe afatin me shkrim.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
