---
title: "Zhvillim sistemesh dhe programe me porosi me Laravel"
description: "Sisteme CRM, portale rezervimesh, faturim dhe menaxhim për biznese që duan të eliminojnë tabelat Excel dhe gabimet manuale. Të ndërtuara me Laravel."
url: "https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Zhvillim Software

  

Puna e përditshme, e lidhur në një sistem.

  

Ndërtojmë sisteme të personalizuara për rezervime, klientë, automjete dhe financa. Një vend i përbashkët pune për ekipin tuaj, i ndërtuar sipas mënyrës si funksionon biznesi.

  [Flisni me ne për projektin tuaj](https://sajdoko.al/kontakt/) [Shikoni sistemet tona](#software-work-title)       

## I ndërtuar sipas punës që bëni çdo ditë

 

Përcaktojmë modulet, rolet e stafit dhe lidhjet automatike sipas rrjedhës së punës suaj. Nisemi nga kërkesat e ekipit dhe biem dakord me shkrim për çdo funksion para se të nisë programimi.

    

### CRM dhe menaxhimi i klientëve

 

Regjistroni klientët, kërkesat, rezervimet, statuset dhe pagesat në një vend të vetëm ku ekipi punon pa humbur kohë.

   

### Rezervime dhe orare të lira

 

Menaxhoni nisjet, vendet e lira, paketat dhe rezervimet e partnerëve, të sinkronizuara në kohë reale pa u mbivendosur.

   

### Flotë automjetesh dhe asete

 

Ndiqni çdo mjet, shoferët, shërbimet e mirëmbajtjes, karburantin dhe datat e skadimit të siguracioneve e lejeve bashkë me punët ku janë caktuar.

   

### Faturim dhe financa

 

Gjeneroni fatura drejtpërdrejt nga shërbimet e kryera. Lidhni shpenzimet, komisionet dhe të ardhurat me rezervimin ose automjetin përkatës.

   

### Lidhje me platforma të tjera

 

Lidhni faqen e internetit, WhatsApp-in dhe programet që përdorni tashmë, në mënyrë që të dhënat të kalojnë automatikisht mes tyre pa punë manuale.

   

### Portale për klientë dhe partnerë

 

Jepuni agjencive turistike, partnerëve apo klientëve tuaj akses të dedikuar për të parë informacionin dhe për të kryer veprimet që u takojnë.

         

## Sisteme në përdorim të përditshëm

 

Shikoni nga afër proceset që kemi dixhitalizuar dhe sistemet që kemi dorëzuar.

   [### Beautiful Albania

 

Ture, nisje, rezervime dhe agjenci partnere, të lidhura me flotën dhe regjistrat financiarë.

 Shikoni projektin](https://sajdoko.al/projektet/beautiful-albania/) [### Flotex Mobility

 

Flotë automjetesh, udhëtime me porosi, transport stafi dhe faturim periodik, me akses të plotë nga celulari në terren.

 Shikoni projektin](https://sajdoko.al/projektet/flotex-mobility/) [### TopTours TMS

 

Një sistem i përbashkët që zëvendëson tabelat Excel për ture, rezervime, shoferë, komisione dhe shpenzime.

 Shikoni projektin](https://sajdoko.al/projektet/toptours-tms/) [### Tour Tirana

 

Faqe kryesore dhe sistem CRM, të lidhura me një modul rezervimesh të ndërtuar posaçërisht për ta.

 Shikoni projektin](https://sajdoko.al/projektet/tour-tirana/)  

[Shikoni të gjitha projektet](https://sajdoko.al/projektet/)

    

## Baza e sistemit është gati

 

Përdorim komponentë të testuar për funksionet standarde, në mënyrë që koha dhe buxheti të përqendrohen te proceset kryesore të biznesit tuaj. Kjo bazë përfshihet në ndërtim.

   Role dhe nivele aksesiPërcaktoni qartë se cilat të dhëna mund të shohë secili punonjës dhe çfarë veprimesh mund të kryejë. Regjistër veprimeshShikoni kush bëri çfarë veprimi dhe në cilën orë, në një regjistër të plotë e të kërkueshëm. Kopje sigurie ditoreKopje automatike të bazës së të dhënave çdo ditë, të ruajtura për aq kohë sa biem dakord. Dokumente PDFGjeneroni automatikisht fatura, mandate, deklarata dhe fletë-rezervime të gatshme për printim. Eksport në ExcelEksportoni të dhënat dhe raportet financiare në tabela me një klikim sa herë që ju duhen. Kërkim dhe filtra të shpejtëGjeni menjëherë regjistrimet sipas datës, statusit, klientit ose çdo fushe tjetër. Njoftime në sistemMbani ekipin të informuar automatikisht sa herë ndryshon statusi i një pune të rëndësishme. Përdorim në disa gjuhëNdërfaqja mund të përshtatet në çdo gjuhë që flet stafi juaj ose partnerët e jashtëm.    

### Ndërtuar me Laravel

 

Laravel, Livewire dhe baza e të dhënave MySQL përbëjnë arkitekturën e programit. Lidhjet e jashtme dhe mjetet e tjera zgjidhen sipas kërkesave specifike të sistemit tuaj.

      

## Kur ia vlen një sistem me porosi

 

Fillimisht shohim nëse puna juaj mund të zgjidhet me një program ekzistues në treg. Ndërtimi me porosi ia vlen atëherë kur procesi i biznesit kërkon funksione specifike që mjetet e gatshme nuk i ofrojnë.

    

### Kur proceset duhet të lidhen bashkë

 

Ekipi punon me disa tabela Excel që nuk përputhen, të njëjtat të dhëna hidhen dy herë me dorë, ose llogaritja e vendeve të lira dhe e komisioneve bëhet manualisht. Programet e gatshme lënë boshllëqe mes këtyre hapave.

   

### Kur mjafton një zgjidhje më e thjeshtë

 

Për shumë nevoja mund të mjaftojë një program standard ose një platformë ekzistuese. Për shembull, për një faqe prezantuese biznesi apo një dyqan online të zakonshëm, WordPress-i i mbulon më së miri kërkesat tuaja.

 [Shikoni Zhvillimin Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)      

## Përcaktojmë punën. Pastaj koston.

 

Vlerësojmë modulet e nevojshme, rolet e përdoruesve dhe lidhjet e jashtme. Në ofertë paraqesim të ndara qartë koston e ndërtimit, serverin dhe shërbimin e mirëmbajtjes. Çdo modul shtesë në të ardhmen kuotohet si zhvillim i ri më vete.

   

Sisteme me porosi nga**€1,200**

 [Shikoni çmimet për software](https://sajdoko.al/sa-kushton/)    

## Pyetje të shpeshta para se të nisim

   Sa kohë kërkon ndërtimi i një sistemi? Afati varet nga numri i moduleve, integrimet e jashtme dhe proceset që duhen mbuluar. Funksionet dhe etapat e dorëzimit i përcaktojmë qartë që në fillim, së bashku me afatet konkrete në ofertë.   Çfarë është me porosi nëse baza është e gatshme? Identifikimi, nivelet e lejeve, kopjet e sigurisë dhe eksportet janë infrastrukturë e përbashkët. Proceset e punës, rregullat specifike të biznesit dhe modulet operative ndërtohen nga e para posaçërisht për ju.   A mund të lidhet me faqen që kam tashmë?  Po, nëse faqja juaj ekzistuese ofron mundësi teknike për lidhje. Shikoni për shembull integrimin mes faqes dhe sistemit të rezervimeve për [ATV Tirana](https://sajdoko.al/projektet/atv-tirana/).    Çfarë ndodh pas dorëzimit? Suporti teknike e vazhdueshme përcaktohet veçmas për çdo sistem. Shërbimet e zakonshme për faqe WordPress nuk vlejnë për programet me porosi në Laravel. Ofrojmë gjithashtu menaxhim dhe konfigurim të plotë të serverit. [Shikoni mundësitë e hosting-ut](https://sajdoko.al/sherbime/domain-dhe-hosting/)   A ofroni edhe ndonjë sistem të gatshëm? TourTrack është platforma jonë e gatshme për turizmin, e cila dorëzohet me licencë përdorimi për çdo klient. Kushtet e licencës ndryshojnë nga pronësia 100% mbi kodin që merrni në një projekt software me porosi. [Shikoni TourTrack](https://sajdoko.al/projektet/tourtrack/)     

## Përpara se të vendosni

 

- [Çfarë duhet të përfshijë një paketë për faqe WordPress](https://sajdoko.al/paketa-faqe-wordpress/)
- [WordPress apo program i personalizuar për biznesin tuaj](https://sajdoko.al/wordpress-apo-software-i-personalizuar/)
- [Përgatitja e faqes për motorët e kërkimit me AI](https://sajdoko.al/pergatitja-e-faqes-per-kerkim-ai/)

   

## Çfarë bëjmë përveç kësaj

  [**Zhvillim Web** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/) [**SEO** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/seo/) [**Mirëmbajtje & Siguri** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/mirembajtje-siguri/) [**Domain & Hosting** Shikoni shërbimin](https://sajdoko.al/sherbime/domain-dhe-hosting/)     

## Na tregoni për projektin tuaj

 

Na shkruani dhe përgjigjemi me karakteristikat, çmimin dhe afatin me shkrim.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
