---
title: "Shërbime Zhvillimi Web, Software & SEO"
description: "Shërbime profesionale me çmime publike: faqe interneti me WordPress, sisteme software Laravel dhe optimizim organik SEO nga studioja sajdoko:: në Tiranë."
url: "https://sajdoko.al/sherbime/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Tre shërbime.  
Një kontakt.

 

Faqe interneti që bindin klientët t'ju kontaktojnë, sisteme të përshtatura për ekipin tuaj dhe SEO teknike që ju nxjerr para atyre që po ju kërkojnë.

   

Nisemi nga ajo që i duhet biznesit tuaj të funksionojë. Pastaj zgjedhim teknologjinë e duhur, jo anasjelltas.

 [Na tregoni për projektin tuaj →](https://sajdoko.al/kontakt/)     [**tourtirana.com**](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)  

Çfarë sheh klienti

 

## [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)

 

Faqe me WordPress, dyqane online WooCommerce, faqe shumëgjuhëshe dhe integrime me sistemet tuaja ekzistuese.

 [Shikoni faqe dhe dyqane reale ↗](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)    [**demo.tourtrack**](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)  

Ku punon ekipi juaj

 

## [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)

 

Sisteme CRM, menaxhim rezervimesh, flote automjetesh, faturim dhe integrime në Laravel - të ndërtuara rreth mënyrës si punoni.

 [Shikoni sistemet në funksionim ↗](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)    [**Rezultate kërkimi që mund t'i matni**](https://sajdoko.al/sherbime/seo/)  

Si ju gjejnë klientët

 

## [SEO](https://sajdoko.al/sherbime/seo/)

 

Optimizim teknik, përmbajtje on-page dhe SEO lokale - me raporte të qarta që tregojnë punën e kryer dhe ndryshimin në renditje.

 [Shikoni rezultatet para premtimeve ↗](https://sajdoko.al/sherbime/seo/)      

## Puna nuk mbaron me publikimin e faqes.

 

Pas publikimit, ofrojmë kujdes të vazhdueshëm teknik dhe server të dedikuar. Çdo shërbim mund ta zgjidhni veçmas sipas nevojës suaj.

   [**Mirëmbajtje & Siguri**Përditësime të testuara, kopje sigurie ditore dhe monitorim **↗**](https://sajdoko.al/sherbime/mirembajtje-siguri/) [**Domain & Hosting**Domain-i, serveri dhe adresa e email-it në një vend të vetëm **↗**](https://sajdoko.al/sherbime/domain-dhe-hosting/)    

## Një proces i qartë për çdo projekt.

 

1. **Ofertë e qartë me shkrim**Sqarohen puna që do të bëhet, çmimi fiks, afati dhe çfarë nuk përfshihet.
2. **Adresë prove (staging)**E ndiqni ecurinë e punës hap pas hapi para publikimit.
3. **Pronësi e plotë**Kodi, domain-i dhe çdo fjalëkalim aksesi mbeten 100% të juaja.
4. **Dorëzim dhe trajnim**Ju mësojmë si të menaxhoni lehtësisht faqen apo sistemin tuaj.

   

## Nuk jeni të sigurt se cilin shërbim të zgjidhni?

Na tregoni me çfarë po hasni vështirësi. Ne ju propozojmë zgjidhjen e duhur dhe një ofertë të qartë me shkrim.

 [Kërkoni një ofertë →](https://sajdoko.al/kontakt/)[Shikoni çmimet](https://sajdoko.al/sa-kushton/)
