---
title: "Sa kushton një faqe interneti? Llogaritësi i kostove | sajdoko::"
description: "Llogarisni koston e faqes suaj të internetit në pak sekonda. Zbuloni si ndikojnë dizajni, numri i faqeve dhe funksionalitetet në vlerën e projektit."
url: "https://sajdoko.al/sa-kushton/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Sa kushton një faqe apo një program?

 

Shihni sa kushton ndërtimi dhe çfarë paguani më pas për hosting e mirëmbajtje. Me kalkulatorin mund të llogaritni afërsisht sa do të kushtojë faqja që ju duhet.

      **€400-600** 

Faqe biznesi me dizajn të përshtatur, deri në 10 faqe.

 [Llogaritni koston e faqes ↓](#kalkulatori)     

## Ju duhet një faqe apo një program?

 

Një faqe interneti i ndihmon klientët t’ju gjejnë dhe t’ju kontaktojnë.   
Një program i ndërtuar për biznesin tuaj e ndihmon ekipin të organizojë punën e përditshme.

   

| Çfarë ju duhet | Një faqe interneti | Një program për biznesin |
| :--- | :--- | :--- |
| Kush e përdor | Klienti juaj | Ekipi juaj |
| Çfarë problemi zgjidh | Klientët e kanë të vështirë t’ju gjejnë dhe të krijojnë besim te biznesi | Puna menaxhohet me tabela Excel |
| Si e matni rezultatin | Më shumë kontakte, shitje dhe njerëz që ju gjejnë online | Më pak kohë për të njëjtën punë dhe më pak gabime |
| Çmimi fillon nga | €250 | €1,200 |

  

Keni tashmë një faqe? Shikoni [si e vlerësojmë ridizenjimin](https://sajdoko.al/ridizenjim-faqe-interneti/) para se të planifikoni buxhetin për një faqe nga e para.

    

## Faqe interneti

 

Çmimi përfshin deri në 10 faqe. Kostoja ndryshon sipas dizajnit: një model një model i përshtatur për ju apo një dizajn i krijuar nga fillimi.

   

| Lloji | I përshtatur | Unik |
| :--- | :--- | :--- |
| Blog | €250-300 | €375-450 |
| Portofol / faqe prezantimi | €300-400 | €450-600 |
| Faqe biznesi | €400-600 | €600-900 |
| Dyqan online | €800-1,500 | €1,200-2,250 |

  

Nëse ju duhen më shumë se 10 faqe, çdo faqe shtesë kushton €10-15 (sipas llojit të faqes). Te dyqanet online përfshihet edhe lidhja me shërbimin e pagesave.

    

## Llogaritni sa mund të kushtojë faqja juaj.

 

Zgjidhni llojin e faqes, dizajnin dhe shërbimet që ju duhen. Llogaritja bazohet te çmimet tona dhe ju jep një ide të kostos. Çmimin përfundimtar e përcaktojmë pasi të sqarojmë punën që do të bëhet.

      

## Programe për biznesin tuaj

 

Çmimi varet nga ajo që duhet të bëjë programi: funksionet, të drejtat e përdoruesve, mënyra si organizohet puna dhe lidhjet me sisteme të tjera. Numri i faqeve që shihni në ekran nuk mjafton për të përcaktuar koston.

   

Një pjesë e punës Rezervime dhe klientë

 

Disa pjesë të punës Rezervime, menaxhim automjetesh dhe pagesa

 

Sistem i plotë Puna e përditshme, raportet dhe lidhjet me sisteme të tjera

     

## Kostot pas publikimit.

 

Këto kosto i sqarojmë që në ofertë, bashkë me shërbimet që zgjidhni. Mirëmbajtja, hostingu dhe suporti paguhen çdo vit. SEO ka një konfigurim fillestar dhe një shërbim mujor.

   Mirëmbajtje & Siguri – WordPress**€100/vit** Mirëmbajtje & Siguri – dyqan online**€200/vit** Hosting – faqe e zakonshme / dyqan online**€50 / €150/vit** Suport me përparësi**€50/vit** SEO – konfigurim fillestar**€300 një herë** SEO – punë mujore**€80/muaj**     

## Çfarë përfshihet gjithmonë.

 

- Ofertë ku sqarohen puna, çmimi, afati dhe çfarë nuk përfshihet
- Version testimi i faqes dhe kontroll se si punon në telefon
- Konfigurimet bazë teknike për SEO
- Trajnim për ta përdorur faqen ose programin kur jua dorëzojmë
- Kodi, domain-i dhe të dhënat e hyrjes ju dorëzohen juve

   

## Për këto japim çmim më vete.

 

- Fotografi profesionale
- Logo e re dhe pamja vizuale e markës
- Reklama me pagesë
- Licenca që kërkoni ju

     

## Merrni një ofertë me shkrim.

 

Na tregoni çfarë ju duhet. Do t’ju dërgojmë një ofertë me çmimin dhe punën që përfshihet.

  [Kërkoni një ofertë →](https://sajdoko.al/kontakt/)[Na shkruani në WhatsApp](https://wa.me/355696355589)
