---
title: "Tour Tirana - faqe interneti turistike dhe integrim CRM"
description: "Faqe web në pesë gjuhë e integruar me sistemin CRM përmes një plugin-i të personalizuar, me të dhëna të sinkronizuara në kohë reale për vendet e lira."
url: "https://sajdoko.al/projektet/tour-tirana/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Tour Tirana

 

Faqe në pesë gjuhë e integruar me sistemin CRM përmes një plugin-i të personalizuar, me të dhëna të sinkronizuara në kohë reale për vendet e lira.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Tour Tirana - operator turesh në këmbë, Tiranë   Sektori Turizëm · ture me guidë në pesë gjuhë   Teknologjia WordPress · Elementor · Laravel · Livewire · Tailwind CSS · MySQL   Periudha 2026   Shërbimi  [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/) · [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)    Faqja live  [tourtirana.com ↗](https://tourtirana.com/)       

## Konteksti

 

Tour Tirana organizon dhe shet ture në këmbë në pesë gjuhë. Operatorit i nevojitej një faqe publike interneti e sinkronizuar drejtpërdrejt me sistemin e zyrës, në mënyrë që oraret dhe vendet e lira të mos menaxhoheshin dy herë manualisht, ne website dhe në CRM.

 

Gjithashtu, guidave në terren u duhej një mënyrë e thjeshtë për të parë nga telefoni listën e turistëve të regjistruar dhe për të shënuar mbërritjet në pikën e takimit.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam faqen në WordPress, sistemin e brendshëm CRM dhe lidhjen e drejtpërdrejtë (API) mes tyre. Të gjitha përshkrimet e tureve, oraret dhe formularët e rezervimit përdorin të njëjtën bazë të dhënash për të pesë gjuhët: anglisht, spanjisht, italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

 

Sistemi CRM menaxhon turet, oraret e nisjes, rezervimet dhe pagesat. Guidat kanë një panel të përshtatur për celular për regjistrimin e mbërritjeve, pranimin e klientëve të çastit (walk-ins) dhe menaxhimin e bakshisheve gjatë turit.

   

## Rezultati

 

Sistemi CRM u ndërtua brenda dy muajsh duke ripërdorur module të testuara nga projektet tona të mëparshme. Sot stafi përditëson oraret dhe vendet e lira në një vend të vetëm, ndërsa guidat shohin listën e përditësuar të pjesëmarrësve pa pasur nevojë të telefonojnë zyrën.

   

## Teknologjia

 

**Faqja:** WordPress · Elementor · child theme e personalizuar · dy plugin-e të ndërtuara nga ne posaçërisht, njëri për elementet vizuale dhe tjetri i lidhur me API-n e CRM-së · pesë gjuhë.  
**CRM-ja:** Laravel · Livewire · Tailwind CSS · MySQL · përditësime në kohë reale · PDF dhe kode QR · eksport në Excel.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja**    **Lista e turave**    **Versioni italisht**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
