---
title: "TopTours TMS - sistem menaxhimi turesh dhe flote"
description: "Sistem menaxhimi për ture, rezervime, automjete dhe shoferë, me gjenerim të menjëhershëm të listave për doganën, guidat dhe hotelet."
url: "https://sajdoko.al/projektet/toptours-tms/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# TopTours TMS

 

Sistem menaxhimi udhëtimesh për ture, rezervime, automjete dhe shoferë, me gjenerim të menjëhershëm të listave të udhëtarëve për doganën, guidat dhe hotelet.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Top Tours - agjenci udhëtimesh, Shqipëri   Sektori Turizëm · ture në grup, paketa individuale dhe transport   Teknologjia Laravel · Livewire · MySQL · mbështetje për dy monedha   Periudha 2025   Shërbimi  [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)       

## Konteksti

 

TopTours i menaxhonte turet dhe rezervimet përmes tabelave Excel dhe shënimeve në letër. Ekipi kishte nevojë për një sistem të centralizuar që të bashkonte rezervimet, llogaritjen e komisioneve për agjentët dhe kontrollin e dokumenteve të mjeteve.

 

Një tjetër sfidë ishte gjenerimi automatik i listave të pasagjerëve për pikat kufitare (doganën), guidat turistike dhe hotelet, pa humbur kohë duke krijuar formate të ndryshme me dorë për secilin.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam një sistem të plotë menaxhimi udhëtimesh (TMS) për administrimin e tureve, rezervimeve, flotës së automjeteve dhe shoferëve. Çdo shpenzim dhe komision agjencie lidhet automatikisht me nisjen përkatëse.

 

Sistemi gjeneron menjëherë listat e udhëtarëve në formatet e kërkuara, sinjalizon rezervimet e dyfishta për të njëjtin klient dhe ndihmon në bashkimin e kontakteve të përsëritura. Raportet financiare integrojnë automatikisht të ardhurat me shpenzimet për analiza të qarta mujore, tremujore dhe vjetore.

   

## Rezultati

 

Bashkëpunimi dhe pasurimi i sistemit vijon. Pasqyrat financiare, kontrollet automatike për rezervimet e dyfishta dhe procedurat e kopjeve të sigurisë u zhvilluan dhe u testuan hap pas hapi, sipas nevojave reale të punës së përditshme.

   

## Teknologjia

 

Laravel · Livewire · MySQL · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike me verifikim të rregullt · gjenerim PDF · eksport në Excel · kalendar ndërveprues · dy monedha (euro dhe lekë) · shqip dhe anglisht.

    

## Portali publik.

 

Pamjet publike të hyrjes në kompjuter dhe telefon. Ekranet e brendshme të punës nuk shfaqen.

     **Hyrja në sistem**    **Rikthimi i fjalëkalimit**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
