---
title: "Vajzë Collective - SEO për dyqan shumëgjuhësh"
description: "SEO teknike për një dyqan mode me tri gjuhë: zgjidhja e shpejtësisë, rregullimi i indeksimit dhe dominimi i kërkimeve për emrin e markës."
url: "https://sajdoko.al/projektet/seo-vajze/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Vajzë Collective

 

SEO teknike për një dyqan mode shumëgjuhësh: optimizimi i një kryefaqeje prej 20 MB, mbyllja e faqeve teknike nga indeksimi dhe kërkimet për emrin e markës.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Vajzë Collective - markë veshjesh për gra, Zyrih / Prishtinë   Sektori Modë · tregti elektronike   Teknologjia WordPress · WooCommerce · tri gjuhë · të dhëna të strukturuara   Periudha 2025   Shërbimi  [SEO](https://sajdoko.al/sherbime/seo/)    Faqja live  [vajze.ch ↗](https://vajze.ch/)    Rezultati i matur Performanca e kryefaqes 54 → 81 në celular dhe 82 → 96 në desktop (PageSpeed Insights, 13 nëntor → 20 dhjetor 2025).      

## Konteksti

 

Vajzë Collective u lançua në nëntor 2025, ndaj faqja nisej nga e para në çdo aspekt: pa histori kërkimi në Google, pa lidhje hyrëse (backlinks) dhe pa të dhëna paraprake. Për më tepër, biznesi përballej me një sfidë të rrallë për markat e reja: **një markë tjetër ekzistuese zotëronte tashmë të njëjtin emër në internet.**

 

Ajo markë renditej në krye për po atë fjalë. Për një dyqan online që operon nga Zvicra, kjo ishte një garë jetike: nëse dikush që lexon për markën në një revistë kërkon emrin në Google dhe nuk e gjen dot faqen, çdo investim tjetër shkon dëm.

 

Matja e parë më 13 nëntor 2025 nxori tri pengesa kryesore. **Kryefaqja peshonte rreth 20 MB në celular:** videoja kryesore në hyrje ishte tërheqëse, por e vononte ngarkimin kryesor (LCP) deri në 11.6 sekonda në telefon, ndërkohë që në desktop hapej në 1.4 sekonda. **Faqja e pagesës (checkout) ishte më e ngadalta**, pikërisht hapi përfundimtar para kryerjes së blerjes. Gjithashtu, faqet teknike të llogarisë, shportës dhe pagesës ishin lënë gabimisht të hapura për indeksim.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërhymë thellësisht në strukturën e përmbajtjes, shpejtësinë e ngarkimit, të dhënat e strukturuara (schema markup) dhe fitimin e lidhjeve hyrëse në tri gjuhë.

 

Përpiluam tituj, përshkrime unike dhe direktiva të sakta robots për çdo faqe dhe produkt në tri gjuhët. Një nga vendimet më me peshë ishte shënimi i faqeve të llogarisë, shportës dhe pagesës me `noindex,follow`: ato nuk i shërbejnë kërkimit organik dhe thjesht ulnin vlerësimin teknik të dyqanit. Adresat URL (slug-et) u lokalizuan realisht për secilën gjuhë në vend që të liheshin të përsëritura.

 

Videoja kryesore në hyrje u kompresua dhe u nda në variante sipas madhësisë së ekranit, me imazhe posteri që shfaqen menjëherë pa pritur ngarkimin e plotë – prej këndej erdhi përfitimi më i madh në shpejtësi. Pas kësaj: konvertimi i imazheve në formatin WebP me përshkrime alt, integrimi i të dhënave të strukturuara për dyqanin dhe produktet, lidhja e GA4 e Search Console, si dhe sigurimi i lidhjeve kthyese nga dy revista prestigjioze zvicerane që kishin shkruar për markën pa vendosur adresën e faqes.

   

## Rezultati

  Kryefaqja**13 nëntor****20 dhjetor** Performanca, celular**54****81** Performanca, desktop**82****96** SEO, desktop**85****92** Aksesueshmëria, desktop**83****88**  

Në testimet e drejtpërdrejta të kërkimit më 17 dhjetor, `vajze.ch` u rendit në vendin e parë për termat `vajze`, `vajze collective` dhe `vajze zürich` – duke kaluar markën tjetër me emër të ngjashëm. Në 28 ditët deri më 20 dhjetor, Google Search Console regjistroi 142 klikime dhe 915 shfaqje organike, me Zvicrën si treg kryesor në pozicion mesatar 2.55.

 

Produktet u indeksuan me sukses edhe në Google Shopping. Të dhënat konfidenciale të shitjeve të klientit nuk publikohen këtu.

 

**Pikat që mbeten për optimizim:** Kontrolli i pavarur i dhjetorit identifikoi ende disa mundësi përmirësimi: imazhe të mbetura pa u konvertuar në WebP, skripte pa atributin `defer` dhe një parametër sigurie në nivel serveri (security header). Gjithashtu, meqenëse numri i vizitorëve është ende në rritje, nuk ka mjaftueshëm të dhëna nga përdorues realë për matje terreni (field data), ndaj vlerësimet e performancës më lart mbeten matje laboratorike (lab data).

 

Sfida e radhës është e qartë nga vetë të dhënat: **të gjitha kërkimet që sjellin vizita janë kërkime me emrin e markës.** Kush e di emrin e gjen menjëherë dyqanin; objektivi i radhës është renditja për terma të përgjithshëm të industrisë, si «veshje minimaliste për gra».

   

## Teknologjia

 

WordPress · WooCommerce · tri gjuhë · të dhëna të strukturuara (schema markup) · Google Merchant Center · GA4 dhe Search Console. Matja: Lighthouse dhe PageSpeed Insights për shpejtësinë, Search Console për dukshmërinë organike, auditim i pavarur teknik SEO për gjendjen e kodit.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja**    **Koleksioni**    **Një produkt**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
