---
title: "Selectours CRM - portal agjencish dhe rezervime"
description: "CRM rezervimesh me nivele të veçanta aksesi për stafin e zyrës dhe agjencitë partnere, si dhe integrim API me sisteme të jashtme."
url: "https://sajdoko.al/projektet/selectours-crm/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Selectours CRM

 

CRM rezervimesh me nivele të veçanta aksesi për stafin e zyrës dhe agjencitë partnere, si dhe integrim API me sisteme të jashtme.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Selectours - operator turistik shqiptar   Sektori Turizëm · ture në grup dhe paketa individuale   Teknologjia Laravel · Livewire · MySQL · API me token-a · PWA   Periudha 2023   Shërbimi  [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)       

## Konteksti

 

Selectours shet paketa turesh drejtpërdrejt te turistët dhe përmes një rrjeti agjencish partnere. Zyrës qendrore i nevojitej një sistem i vetëm pune për të menaxhuar në mënyrë të organizuar rezervimet, fletë-konfirmimet, komisionet e agjentëve dhe gjendjen e pagesave për çdo nisje.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam një sistem CRM për stafin e zyrës dhe një portal të dedikuar ku agjencitë partnere shohin turet, kryejnë rezervime dhe shkarkojnë automatikisht konfirmimet me logon përkatëse. Një integrim me API i shtuar më vonë u lejon edhe sistemeve të jashtme të krijojnë rezervime automatikisht.

 

Sistemi ndjek veçmas statusin e vendit dhe atë financiar të pagesës, duke gjeneruar raporte të sakta të ardhurash e shpenzimesh për çdo nisje. Pushuesit mund të verifikojnë biletën e tyre përmes një lidhjeje private ose duke skanuar një kod QR.

   

## Rezultati

 

Sistemi funksionon pandërprerë në operacionet e përditshme që nga shtatori i vitit 2023. Gjatë kësaj kohe e kemi përditësuar rregullisht, përfshirë kalimin mes versioneve kryesore të Laravel-it, pa asnjë minutë shkëputje apo vështirësi për punën e agjencisë.

   

## Teknologjia

 

Laravel · Livewire · MySQL · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike · gjenerim PDF · kode QR · eksport në Excel · API me token-a · PWA për celular · shqip dhe anglisht.

    

## Portali publik.

 

Pamjet publike të hyrjes në kompjuter dhe telefon. Ekranet e brendshme të punës nuk shfaqen.

     **Regjistrimi i agjencive partnere**    **Hyrja në portal**    **Rikthimi i fjalëkalimit**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
