---
title: "Illyria Hotel - faqe web për rezervime direkte"
description: "Faqe interneti hoteli me prezantim të detajuar të dhomave dhe verifikim të menjëhershëm të disponueshmërisë për mysafirët që rezervojnë pa ndërmjetës."
url: "https://sajdoko.al/projektet/illyria-hotel/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Illyria Hotel

 

Faqe hoteli me prezantim të detajuar të dhomave dhe verifikim të menjëhershëm të disponueshmërisë për rezervime të drejtpërdrejta pa komision.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Illyria Hotel - hotel në Ulqin, Mal i Zi   Sektori Mikpritje · akomodim bregdetar   Teknologjia WordPress me temë të personalizuar · sistem disponueshmërie   Periudha 2025   Shërbimi  [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)    Faqja live  [illyriahotel.com ↗](https://illyriahotel.com/)       

## Konteksti

 

Illyria Hotel kishte prani të konsoliduar në platformat e ndërmjetësimit të rezervimeve. Megjithatë, hotelit i nevojitej një faqe e pavarur interneti ku vizitorët të mund të shihnin ambientet e dhomave, të kontrollonin datat e lira dhe të kontaktonin drejtpërdrejt stafin pa ndërmjetës.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam një faqe elegante në gjuhën angleze, me seksione të dedikuara për çdo lloj dhome, galeri fotografish, pajisjet e përfshira dhe vlerësimet e pushuesve.

 

Vizitorët mund të kontrollojnë datat e lira si nga kryefaqja ashtu edhe brenda faqeve të dhomave, si dhe të kërkojnë informacion direkt në WhatsApp. Faqja përfshin gjithashtu informacion rreth pronës dhe faqet e rregullave ligjore për kushtet, privatësinë dhe skedarët cookies.

   

## Rezultati

 

Hoteli përfitoi një kanal të pavarur rezervimesh të drejtpërdrejta, krahas pranisë në platformat e ndërmjetësimit. Pushuesit mund të rezervojnë direkt nga faqja e hotelit pa paguar komisione shtesë platformash, duke rritur marzhin e fitimit të biznesit.

   

## Teknologjia

 

WordPress me temë të personalizuar · modul kontrolli të datave të lira · galeri fotografike për çdo dhomë · formular kontakti · buton fiks WhatsApp në fund të faqes · tri faqe të rregullave ligjore.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja**    **Dhomat**    **Hoteli**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
