---
title: "Hysatech - faqe web prezantuese për sisteme sigurie"
description: "Faqe web prezantuese për instalim sistemesh sigurie, me galeri të punëve reale të përfunduara dhe komunikim të drejtpërdrejtë në WhatsApp."
url: "https://sajdoko.al/projektet/hysatech/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Hysatech

 

Faqe prezantuese për instalim sistemesh sigurie, me galeri të punëve reale të përfunduara dhe komunikim të drejtpërdrejtë në WhatsApp.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Hysatech - instalim sistemesh sigurie dhe rrjetesh, Shqipëri   Sektori Siguri teknike · kamera, alarme, kontroll aksesi   Teknologjia Temë e krijuar posaçërisht me PHP · integrim me WhatsApp   Periudha 2026   Shërbimi  [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/)    Faqja live  [hysatech.al ↗](https://hysatech.al/)       

## Konteksti

 

Hysatech instalon kamera sigurie, sisteme alarmi, kontroll aksesi dhe trare parkimi për banesa e biznese në të gjithë Shqipërinë. Kompanisë i nevojitej një faqe interneti e thjeshtë dhe bindëse, e cila të shpjegonte qartë shërbimet dhe të demonstronte shembuj konkretë nga punët e përfunduara në terren.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam një faqe të shpejtë në gjuhën shqipe, me përshkrime të qarta të çdo shërbimi dhe galeri fotografike nga instalimet reale.

 

Butonat e telefonatës dhe WhatsApp-it janë përshtatur me mënyrën si Hysatech komunikon me klientët. Çdo shërbim ka një lidhje të dedikuar në faqe, të cilën ekipi mund t’ua dërgojë lehtësisht klientëve në bisedë.

   

## Rezultati

 

Klientët njihen menjëherë me gamën e shërbimeve dhe cilësinë e punëve të mëparshme të Hysatech, duke mundur ta kontaktojnë ekipin teknik me një klikim të vetëm drejtpërdrejt nga telefoni apo kompjuteri.

   

## Teknologjia

 

Temë e krijuar posaçërisht me PHP · imazhe në formatin e shpejtë WebP · buton fiks WhatsApp në fund të çdo faqeje · lidhje të dedikuara (ankora) për çdo shërbim · integrim me Instagram dhe Facebook.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja**    **Shërbimet**    **Galeria**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
