---
title: "Flotex Mobility - faqe interneti dhe sistem FMS"
description: "Faqe web transporti dhe sistem i brendshëm FMS për udhëtime të rezervuara, linja punonjësish, mirëmbajtje flote dhe faturim mujor."
url: "https://sajdoko.al/projektet/flotex-mobility/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Flotex Mobility

 

Faqe interneti dhe sistem i brendshëm FMS: katalogu i automjeteve nga njëra anë, menaxhimi i flotës, linjat e punonjësve dhe faturimi mujor nga tjetra.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti Flotex Mobility - transport udhëtarësh, Tiranë   Sektori Transport · ture, transport grupesh dhe transport punonjësish   Teknologjia WordPress · Elementor · Laravel · Livewire · Flux UI · Tailwind CSS · MySQL · PWA   Periudha 2025   Shërbimi  [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/) · [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)    Faqja live  [flotexmobility.al ↗](https://flotexmobility.al/)       

## Konteksti

 

Flotex Mobility ofron transport udhëtarësh për ture turistike, ekskursione shkollore, ekipe sportive dhe udhëtime biznesi në Shqipëri e në rajon.

 

Kompanisë i nevojitej një faqe e qartë interneti për marrjen e kërkesave të reja të transportit, si dhe një sistem i brendshëm pune për menaxhimin e udhëtimeve me porosi dhe linjave ditore të punonjësve. Gjithashtu, flota kërkonte kontroll të rregullt të dokumenteve, siguracioneve, kontrolleve teknike dhe historikut të mirëmbajtjes.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam faqen me WordPress dhe Elementor për prezantimin e flotës dhe shërbimeve të transportit, me butona të shpejtë për kontakt në WhatsApp dhe formularë të dedikuar për kërkesa oferte.

 

Sistemi i brendshëm i menaxhimit të flotës (FMS) u ndërtua me Laravel, Livewire dhe Flux UI. Ai përgatit faturat e transportit me porosi direkt nga rezervimet, si dhe faturat përmbledhëse mujore nga regjistrimi ditor i rrugëve të punonjësve. Stafi kontrollon dokumentet e mjeteve, riparimet e kryera dhe afatet e skadencës lehtësisht nga kompjuteri ose nga aplikacioni web (PWA) në celular.

   

## Rezultati

 

Projekti u zhvillua dhe u pasurua gjatë një bashkëpunimi 11-mujor. Klientët kanë një mënyrë të drejtpërdrejtë për të dërguar kërkesa, ndërsa stafi e organizon të gjithë punën e flotës në një sistem të vetëm. Të dhënat ditore të udhëtimeve përpunohen automatikisht për faturimin mujor, ndërsa njoftimet paraprake për skadencat e dokumenteve ndihmojnë në planifikimin e kontrolleve dhe rinovimeve.

   

## Teknologjia

 

WordPress · Elementor · temë responsive e personalizuar · Laravel · Livewire · Flux UI · Tailwind CSS · MySQL · PWA për përdorim në celular · nivele aksesi dhe leje përdoruesish · regjistër veprimesh (audit log) · kopje sigurie automatike · gjenerim faturash në PDF · eksport në Excel · shqip dhe anglisht.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja publike**    **Automjetet**    **Shërbimet**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
