---
title: "ATV Tirana - faqe interneti, rezervime dhe CRM"
description: "Faqe web, motor rezervimesh dhe sistem CRM që ndajnë të njëjtën bazë të dhënash në kohë reale për oraret e lira dhe çmimet e tureve me kuad."
url: "https://sajdoko.al/projektet/atv-tirana/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# ATV Tirana

 

Faqe interneti, motor rezervimesh dhe sistem CRM që ndajnë të njëjtën bazë të dhënash në kohë reale për oraret e lira dhe çmimet e tureve me kuad.

      

## Të dhënat e projektit

   Klienti ATV Tirana - qendër aventure në Zall-Herr, Tiranë   Sektori Turizëm aventure · ture me kuad   Teknologjia WordPress · Elementor · Laravel · Livewire · MySQL   Periudha 2026   Shërbimi  [Zhvillim Web](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-web/) · [Zhvillim Software](https://sajdoko.al/sherbime/zhvillim-software/)    Faqja live  [atvtirana.com ↗](https://atvtirana.com/)       

## Konteksti

 

ATV Tirana ofron ture me motorë me katër rrota (quad/ATV), safari, biçikleta, enduro dhe pajisje kampingu. Çdo aktivitet ka rregulla të ndryshme rezervimi: një motor quad mund të mbajë dy persona, ndërsa çadrat dhe pajisjet e kampingut jepen me qira ditore.

 

Po ashtu, ekipi duhet të verifikojë moshën minimale, patentën e drejtimit, disponueshmërinë sipas stinës dhe deklaratat e nënshkruara të përgjegjësisë para çdo nisjeje.

   

## Çfarë ndërtuam

 

Ndërtuam faqen publike në WordPress dhe sistemin e brendshëm CRM. Faqja prezanton çdo eksperiencë dhe pranon kërkesat e rezervimit; CRM-ja menaxhon oraret e lira, rezervimet, flotën e mjeteve dhe financat e zyrës.

 

Formulari i rezervimit kontrollon automatikisht rregullat e secilit aktivitet. Nëse lidhja me CRM-në shkëputet përkohësisht, faqja e ruan kërkesën në mënyrë të sigurt që ekipi ta shqyrtojë dhe konfirmojë manualisht. Gjithashtu, stafi ndjek mirëmbajtjen teknike të mjeteve dhe pranon deklaratat e përgjegjësisë nga klientët drejtpërdrejt përmes telefonit.

   

## Rezultati

 

Sistemi u dorëzua për rreth gjashtë javë, duke u mbështetur në module të testuara nga projektet tona të mëparshme. Operatori tashmë ka një sistem që zbaton saktë rregullat e rezervimit për çdo lloj aktiviteti dhe mban faqen e internetit të lidhur pandërprerë me punën e përditshme të zyrës.

   

## Teknologjia

 

WordPress · Elementor · child theme e personalizuar dhe dy plugin-e të ndërtuara nga ne posaçërisht · Laravel · Livewire · MySQL.

    

## Faqja, faqe pas faqeje.

 

Pamje reale e marrë drejtpërdrejt nga faqja online, jo nga një model prove. Në telefon shihet e njëjta faqe në gjerësinë 390px.

     **Kryefaqja**    **Lista e turave**    **Një tur**             

## Keni një projekt të ngjashëm?

 

Na tregoni si punon ekipi juaj dhe çfarë doni të përmirësoni. Ju ndihmojmë të përcaktoni hapin e radhës.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
