---
title: "Projektet Tona: Faqe Web dhe Sisteme | sajdoko::"
description: "Shfletoni projektet tona të realizuara: faqe interneti për turizëm, sisteme rezervimesh, platforma menaxhimi dhe optimizime SEO të ndërtuara nga sajdoko::."
url: "https://sajdoko.al/projektet/"
language: "sq"
content_signal: "ai-train=no, search=yes, ai-input=yes"
---
# Projektet tona

  

Faqe dhe programe që kemi ndërtuar, problemet që zgjidhin dhe si i përdorin klientët.

          Zhvillim Web Zhvillim Software  2026  

## [ATV Tirana](https://sajdoko.al/projektet/atv-tirana/)

 

Faqe interneti, motor rezervimesh dhe sistem CRM që ndajnë të njëjtën bazë të dhënash në kohë reale për oraret e lira dhe çmimet e tureve me kuad.

  

Turizëm aventure · ture me kuad

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web  2026  

## [Kenga Bus](https://sajdoko.al/projektet/kenga-bus/)

 

Faqe për qira autobusësh dhe minibusësh me një motor interaktiv ofertash, që përllogarit çmimin paraprak përpara dërgimit të kërkesës.

  

Transport pasagjerësh dhe turizëm

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web  2026  

## [Secremedy](https://sajdoko.al/projektet/secremedy/)

 

Nga dizajni në Figma te një temë WordPress e ndërtuar nga e para, për një kompani ndërkombëtare të sigurisë kibernetike.

  

Siguri kibernetike · biznese të vogla dhe të mesme

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web Zhvillim Software  2026  

## [Tour Tirana](https://sajdoko.al/projektet/tour-tirana/)

 

Faqe në pesë gjuhë e integruar me sistemin CRM përmes një plugin-i të personalizuar, me të dhëna të sinkronizuara në kohë reale për vendet e lira.

  

Turizëm · ture me guidë në pesë gjuhë

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web  2026  

## [Hysatech](https://sajdoko.al/projektet/hysatech/)

 

Faqe prezantuese për instalim sistemesh sigurie, me galeri të punëve reale të përfunduara dhe komunikim të drejtpërdrejtë në WhatsApp.

  

Siguri teknike · kamera, alarme, kontroll aksesi

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Software  2026  

## [TourTrack](https://sajdoko.al/projektet/tourtrack/)

 

Një bërthamë e përbashkët aplikacioni me module të pavarura për ture, rezervime, agjenci partnere, menaxhim flote dhe financa.

  

Turizëm dhe transport · operatorë, agjenci, kompani me flotë

 Shikoni projektin↗           SEO  2025  

## [Vajzë Collective](https://sajdoko.al/projektet/seo-vajze/)

 

SEO teknike për një dyqan mode shumëgjuhësh: optimizimi i një kryefaqeje prej 20 MB, mbyllja e faqeve teknike nga indeksimi dhe kërkimet për emrin e markës.

  

Modë · tregti elektronike

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web  2025  

## [Illyria Hotel](https://sajdoko.al/projektet/illyria-hotel/)

 

Faqe hoteli me prezantim të detajuar të dhomave dhe verifikim të menjëhershëm të disponueshmërisë për rezervime të drejtpërdrejta pa komision.

  

Mikpritje · akomodim bregdetar

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web Zhvillim Software  2025  

## [Flotex Mobility](https://sajdoko.al/projektet/flotex-mobility/)

 

Faqe interneti dhe sistem i brendshëm FMS: katalogu i automjeteve nga njëra anë, menaxhimi i flotës, linjat e punonjësve dhe faturimi mujor nga tjetra.

  

Transport · ture, transport grupesh dhe transport punonjësish

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Software  2025  

## [TopTours TMS](https://sajdoko.al/projektet/toptours-tms/)

 

Sistem menaxhimi udhëtimesh për ture, rezervime, automjete dhe shoferë, me gjenerim të menjëhershëm të listave të udhëtarëve për doganën, guidat dhe hotelet.

  

Turizëm · ture në grup, paketa individuale dhe transport

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Web Zhvillim Software  2024  

## [Beautiful Albania](https://sajdoko.al/projektet/beautiful-albania/)

 

Faqe interneti udhëtimesh dhe sistem i brendshëm CRM për ture, agjenci partnere, menaxhim flote dhe financa, në përdorim të përditshëm që nga viti 2024.

  

Turizëm · ture me guidë, udhëtime me itinerar dhe paketa të personalizuara

 Shikoni projektin↗           Zhvillim Software  2023  

## [Selectours CRM](https://sajdoko.al/projektet/selectours-crm/)

 

CRM rezervimesh me nivele të veçanta aksesi për stafin e zyrës dhe agjencitë partnere, si dhe integrim API me sisteme të jashtme.

  

Turizëm · ture në grup dhe paketa individuale

 Shikoni projektin↗       

## Flasim për projektin tuaj

 

Na tregoni çfarë ju duhet. Do t’ju dërgojmë një propozim me shkrim për punën, çmimin dhe afatin.

   [Kontakto →](https://sajdoko.al/kontakt/)
